“Ne do të vijojmë të dërgojmë njerëz në Angli kur ata do të duan të shkojnë, me varka, gomone apo mënyra të tjera”

Kështu thotë “Bibi”, një burrë nga Afganistani i cili qëndron në pyjet pranë Dunkirk-ut (Francë) dhe është përgjegjës për trafikimin e dhjetëra emigrantëve që ëndërrojnë të shkojnë në Angli.

Credit: PETER JORDAN

Trafikanti u mor në intervistë nga The Sun, pak ditë më parë, nga ku u shpreh hapur se nuk shqetësohet për vdekjet e panumërta që kanë ndodhur në kanalin anglez.

 “Njerëzit nuk janë të frikësuar dhe unë do të vijoj ta bëj këtë punë. Francezët s’mund dhe s’do të mund të na ndalojnë… Unë vetë nuk ndihem fajtor dhe nuk më intereson. Vdekjet nuk do të më ndalojnë”

Këto fjalë trafikanti i thotë pikërisht pak ditë pas tragjedisë me 27 viktima, mes tyre fëmijë e gra.

Keta te rinj nuk jane pare qekur ndodhi tragjedia me 27 viktima

Duke shpjeguar ‘punën’ e tij, trafikanti thotë se merr emrat dhe vendet e atyre që duan të nisen drejt Anglisë, përfshirë këtu dhe një pagesë prej 2500 paundësh për person. Më pas ai i prezanton ata që duan të ikin me ‘shefin’ e tij.

Kur gazetari i the Sun i kërkoi nëse mund t’ja prezantonin shefin, ‘Bibi’ bëri një gjest me dorë, me idenë se ai të pret fytin dhe do të ishte shumë e rrezikshme për ekipin e xhirimit.

Emigrantëve u thuhet se ata do të shkojnë në një ‘hotel’, por në fakt trafikantët i dërgojnë në kampe pranë brigjeve e plazheve të Francës, prej nga ku, në orët e vona të natës, do të tentohet trafikimi drejt Britanisë.

Bibi shtoi sërish për The Sun… “Unë nuk ndjej faj sepse jam duke u plotësuar ëndrrat njerëzve që duan të shkojnë në Britani. Kanë udhëtuar deri këtu dhe unë i ndihmoj të bëjnë orvatjen e fundit në destinacionin e tyre.

Credit: PETER JORDAN

Siç raporton ‘The Sun’, emigrantëve u sugjerohet që me vete të marrin fëmijë të mitur, pasi kështu nuk ndalohen nga autoritetet franceze nëpër plazhet apo brigjet e Francës. Një burim në rangjet e larta të policisë i shpjegoi ‘The Sun’ se oficerët e policisë janë instruktuar të mos ndërhyjnë kur shohin të mitur, kjo pasi duhet të presin mbërritjen e e shërbimeve sociale dhe oficerëve specialë për trajtimin e fëmijëve.

Mbi 25 mijë emigrantë kanë arritur të mbërrijnë në Britani duke arritur të ‘kapërcejnë’ kanalin anglez. Numrat janë rritur në mënyrë eksponenciale, ndërsa vetëm për nëntorin, afro 6 mijë emigrantë kanë ndërmarrë rrezikun për të mbërritur në Angli.

Burimi: The Sun/ Përshtari me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re