Një ditë pasi deputetja e PD, Flutura Açka njoftoi se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit të Edukimit, sot në një reagim, ajo sqaroi se ende nuk ka mbërritur ora për të ikur.

Më anë të një postimi në Facebook, Açka thotë se shteti ligjor ka rënë dhe kjo më dëshpëron.

Ajo sqaron se komisioni që drejton është në krizë të rëndë politike, morale dhe etike e shkaktuar nga ndërhyrjet brutale, sic thotë ajo e Skënder Gjinushit, nga bashkëpunimi i heshtur i Kryetares së Parlamentit dhe heshtja e Presidentit të Republikës.

“Unë doja t’ju tërheqja vëmendjen për Krimin Kushtetues që është bërë në Kuvendin e Shqipërisë më 19 korrik në Komisionin klandestin për projektligjin e paligjshëm mbi Akademinë e Shkencave dhe atë të datës 20 korrik në Parlamentin e Shqipërisë me votimin e tij në shkelje te hapur të rregullores.

Doja t’ju kujtoja se shteti ligjor ka rënë dhe kjo më dëshpëron.

Nuk kam ikur nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Është e vërtetë: KPEMIP është në krizë të rëndë politike, morale dhe etike e shkaktuar nga punizmi në Parlamentin shqiptar, nga ndërhyrjet brutale e Skënder Gjinushit, nga bashkëpunimi i heshtur i Kryetares së Parlamentit dhe heshtja e Presidentit të Republikës.

Çdo sms që vjen nga të dëshpëruarit që shëtisin trojeve të politikës, nuk mund të jetë lajm. Por ja që ju e bëni lajm”, shkruan Açka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re