Gori Lalaj, babai i 33-vjecarit Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i cili i dha fund jetës në Hamburg të Gjermanisë, ka treguar telefonatën e fundit që ka pasur me të birin pak ditë pata se ai të ndërmerrte aktin e rëndë.

Dritan Lalaj

Në një lidhje live për emisionin “Me Zemer të Hapur”, të moderatores Evis Ahmeti në News 24, ai tha se me Dritanin kishe folur para disa ditësh dhe e kishte pyetur si ishte nga gjendja shëndetësore, pasi dy javë më parë kishte tentuar të vriste veten, por kishte shpëtuar.

Po ashtu, ai tregoi se 33-vjeçari kishte probleme me pagesën në punë, pasi i kishte thënë që ‘nuk më kanë hedhur lekët, s’i kam marrë’”, duke treguar po ashtu se pronari i tij ishte maqedonas.

Mes lotësh ai ka bëtë thirrje për ndihmë, për të sjellë në atdhe trupin e djali. “Kush ka mundësi të më ndihmojë të sjell trupin, nuk kam mundësi”, tha ai mes lotësh.

Gori Lalaj: Më lajmëroi i komunës për djalin. Unë e mora vësh nga një shok që kishte kaluar në depresion dhe kishte tentuar të vriste vetën, i fola, tha se bëj më. Dua të më vijë trupi, se nuk kemi mundësi. Kemi folur para 3-4 ditësh, më tha që jam mirë. E pyeta për shëndetin. Mori një vizë në gusht, punonte me intervale, më tha që ‘nuk më kanë hedhur lekët, s’i kam marrë’. Pronari ishte maqedonas, emrin nuk ja di. As shoku i dhomës s’më tha gjë. Na erdhi njoftimi që është vetëvrarë djali. Jetonte me shokë, nuk i di emrat. Kush ka mundësi të më ndihmojë të sjell trupin, nuk kam mundësi.

Gori Lalaj

Ndërkohë, xhaxhai i Dritanit, Hajredini, është shprehur nipi i tij kishte bërë para pak javësh një postim në Facebook për tentativën e vetëvrasjes. Ai tha se 33-vjeçari kishte folur më pas me kushëririn e tij, dhe kishte premtuar që nuk do tentonte më një akt të tillë.

“Kishte shkruar në Facebook për aktin që bëri. I foli djali im, na tha që nuk e bëj më, ai e bëri sërish tani pas dy javësh”, tha ai në News 24, ndërsa pohoi po ashtu, se Dritani i kishte treguar dhe atyre për problemet me pagesën.

Xhaxhai i 33-vjeçarit: Rreth orës 7 të darkës më 1 nëntor, na telefonuan. I thamë e kam nip, ai ishte vetëvrarë. Kishte folur me djalin, i kishte thënë pronari nuk më jep lekët, tentoi të vritej para dyjavësh.

Kishte tre muaj në Gjermani, ishte me vizë pune nga ambasada në Tiranë. Punonte me të tjerë. Fliste me ne, para dy javëve i foli kushëririt, që çfarë po bën. Pronari nuk e di çfarë orgjinë kishte, nuk dimë gjë. Nuk e dimë më kë jetonte, ndoshta me shokët që punonte. Shokët nuk i njohim, nga janë nga s’janë.

Dritan Lalaj

Fëmija e tij është në kushte të vështira, i ati po pret djalin, “dua ta shoh dhe njëherë djalin për herë të fundit’ tha. Nëna ka 12 vite që ka vdekura. Dritani ishte djali i vetëm, vëllai im tani jeton vetëm.

Njoftimi më erdhi mua si xhaxha, më morën në telefon. Kishte shkruar në Facebook për aktin që bëri. I foli djali im, na tha që nuk e bëj më, ai e bëri sërish tani pas dy javësh. Se me ke jetonte, se me kë rrinte, ku hante e pinte, nuk dimë gjë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re