Një qytetar ka denoncuar problemet që ka me pronën në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Ai ka treguar se ka në pronësi një shtëpi që nga 1947, por nuk i njihet toka. Ndërkohë, pyetjeve të tij iu është përgjigjur avokati Redi Ramaj, i cili tha se qytetari mund të hap edhe gjyq.

Qytetari: Jam një qytetar nga Korça, doja t’i bëja një pyetje avokatit. Kam një problem sa i përket tokës. E kam shtëpinë që në 1947 por në dokumentin që kam unë, që kemi bërë me kadastrën, shtëpinë ma ka nxjerë në emrin tim, ndërsa toka nuk më njihet. Si i bëhet, e kam bërë problem në e-albania dhe nuk më përgjigjen.

Avokati: Me rregull kur kemi një dokumentacion të vjetër, përveç pjesës së sipërfaqes së promnës jepet edhe një pjesë sipërfaqe që është sipërfaqja truall, jepet dhe trualli rreth shtëpisë. Nuk e di pse nuk ja kanë shënuar. Mund t’i drejtoheni edhe gjykatës. Duhet t’i bëjë një kërkesë hipotekës.

Qytetari: Mua më kanë ardhur ata shokët e kadastrës, kanë bërë matjen dhe kur ka ardhur puna më kanë lënë zvarrë, as përgjigje e asgjë.

Avokati: Ata me rregull duhet të kenë një përgjigje sepse kanë një afat 30-ditor. Gjithë qytetarëve u lind e drejta në rast mospërgjigje t’i drejtohen edhe gjykatës kompetente. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re