“Nuk më përjashtojnë dot”, Albana Vokshi reagon pas vendimit të Kryesisë së PD

Vokshi-770x433-1.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj përgjithmonë nga Partia Demokratike, vendim i marrë ky nga Kryesia e PD-së ditën e djeshme.

 

Ndërsa thekson se nuk mund ta përjashtojnë dot nga PD ata që nuk kanë lidhje me partinë, ajo akuzon kryedemokratin Basha se e do selinë me çdo kusht vetëm për pasurimin e tij personal.

 

“Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos”, tha ajo.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë