Drejtori i News 24, Aleksandër Çipa është shprehur se nuk beson se do të ketë konsensus për reformën zgjedhore në këto kushte që ndodhet politika.

Sipas Çipës edhe pse ka patur takime me përfaqësues të ODIHR, ende Reforma Zgjedhore është një alibi.

“Në kushtet e tanishme nuk mendoj se do të ketë konsensus. Një nga arsyet që ka pasur përfaqësia e ODIHR-it sot është ndërtuar një skenë e pranimit e të gjithë aktorëve kryesor elektoralë.

Ne nuk duhet të besojmë ende për një të ashtuquajtur reformë zgjedhore sepse kjo është një alibi. Në kushtet kur kemi një vakum të formalizimit të institucioneve të opozitës, këtë vendim duhet ta kishte grupi parlamentar i opozitës.

Në këndvështrimin tim në këtë mënyrë se si po zhvillohen ngjarjet, bashkëkryetarin do të duhet ta kishte ajo që është shumicë. Nuk jeni ndarë as formalisht. Të krijonit një logo dhe një vulë tjetër do ta kishit zgjidhur çështjen”, tha Çipa duke iu drejtuar Belind Këlliçit në studion e emisionit ‘Open’.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re