Naftëtarët e Ballshit janë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me kërkesat e tyre.

Ato shprehen se rezistenca do të vijojë, ndërkohë që mbështeten edhe nga naftëtarë të tjerë dhe nga burra dhe gra në ambiente jashtë vendit ku po zhvillohet greva urisë.

Bëhet me dije se asnjë ambulancë nuk qëndron pranë grevistëve pasi shëndeti i tyre ka luhatje edhe për shkak të sëmundjeve që kanë.

Po ashtu edhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar në shëndetin e tyre duke u shkaktuar dhimbje koke, ndërkohë që edhe kushtet janë të papërshtatshme pasi ka shumë lagështirë dhe ambienti është i vogël, për 10 naftëtarët.

Një nga naftëtarët tha se atyre nuk u intereson politika, por duan pagën e fëmijëve të tyre pasi kanë punuar.

“Jam me temperaturë dhe shumë i sëmurë. Janë pa bukë fëmijët e mi po na shohin nëpër televizor dhe po qajnë. Do ikim jashtë vendit. Unë jam kryefamiljari dhe ato janë dakord, pasi nuk kam çfarë të bëj. Kam punuar sa vetë unë e di dhe tani më flakin në rrugë. Të më japin lekët, atë dua. Rama e di atë punë. Nuk merremi me politikë ne jemi njerëz të punës. Politika të bëjë çfarë në dojë. Nuk jemi as me PD as me PS ne duam bukën e kalajmajve.”- tha nje grevist.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se grevën e tyre e mbështet gjithë qyteti dhe se të gjitha bizneset janë të penalizuara.

“Ka një vizion që qartë ne i përshkallëzuam në mënyrë të tillë që shteti të reagojë. Ne na mbështet gjithë qyteti. Duke mos marrë ne lekët dhe ato janë gropë më vete, të gjitha bizneset në qytet.”- tha Dautaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re