Një nga protestuesit e identifikuar si Shkëlqim Ali, ka folur për gazetarin Mariglen Kume lidhur me protestën që po zhvillohet sot te Kryeministria.

Ai përmend fillimisht kryedemokratin Basha të cilin e konsideron dështak, mandej teksa ndalet te Vuçiç, protestuesi e quan presidentin serb një kriminel që duhet të gjejë vrimë të fshihet.

“Vij nga Kuçova dhe protestoj për largimin e dështakut Basha, 4 herë humbje ai vazhdon akoma.

Ai që nuk mësoi të fluturojë ndihmojë se paku të rrëzohet. Këtë detyrë kemi, ta rrëzojmë atë që nuk mësoi të fluturojë”, tha ai.

Duke folur mbi protestën e sotme, u shpreh: “Kundër Vuçiç-it, kundër kriminelit që ka bërë masakrat më të mëdha. Sa kohë rrimë ne kokë ulur, më na hipën në kurriz”.

Sa i takon darkës që pritet të zhvillohet sot mes tre liderëve, ai u shpreh: “Ai të bëjë ça të dojë, në territorin shqiptar do ta kundërshtojmë. Ai të gjejë vrimë të fshihet. Mjafton që hyri në doganë”./ Panorama.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re