Edhe pse duket se emri i ri i shuajti tërësisht mosmarrëveshjet mes Shkupit e Athinës, nga pala greke vijojnë ende të “bien boritë” e kontesteve identitare karshi fqinit verior.

Kështu, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka publikuar në faqen e saj të internetit një trajtesë dedikuar emrit të ri “Republika e Maqedonisë Veriore”, ku thuhet se ideja e ekzistencës së kombit dhe të shtetit maqedonas ka ardhur nga ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito; pra, duke lënë të nënkuptuar se është një artific politik i një kohe të shkuar.

“Tito, duke i dhënë statusin e një njësie federale në kuadër të Jugosllavisë së re federale, e ndryshoi emrin e saj në Republikën Popullore të Maqedonisë e më vonë në Republikën Socialiste të Maqedonisë. Me këtë, ai filloi të krijojë idenë e një kombi të veçantë dhe të ndryshëm të Maqedonisë”, thuhet në tekst.

Kohët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë reagoi ndaj këtij tekstt të diskutueshëm dhe kolegët e tyre grekë e larguan atë. Megjithatë, ata e kanë rikthyer sërish trajtesën ngacmuese.

“Historikisht, emri Maqedoni i referohet mbretërisë dhe kulturën e maqedonasve të lashtë, të cilët i përkasin kombit grek dhe janë pjesë e pandashme e trashëgimisë historike dhe kulturore të Greqisë”, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re