Arjana Reli, psikologe në lidhje skype me studion e Fax News

Dita e sotme e përcaktuar si dita ndërkombëtare e shëndetit mendor, ka marrë një rëndësi të vecantë, pasi njeriu kërkon të ketë një shëndet mendor të mirë për të qenë në kapacitetin e tij maksimal. Kjo ka marrë vëmendje të vecantë edhe për shkak të situatës aktuale që po përjetojmë të gjithë njerëzit me të gjitha ndryshimet e sjella nga faktorët ekonomikë, apo trauma të ndryshme.

Të gjithë e dimë sesi shoqëria jonë pësoi ndryshime të mëdha. Lëvizja e lirë solli në qkryeqytet popullata të tëra që donin të krijonin një stabilitet të caktuar por duke sjellë me vete edhe një kulturë tjetër. Atyre u desh të përballeshin me një kulturë tjetër. Pra lëvizjet demografike e shkaktuan dicka të tillë.

Më pas ne u përballëm edhe me traumën etërmetit, ku nejrëzit dueht të përballnin jo vetëm dimrin e egër por edhe pjesën tjetër sa i përket mirëqenies së tyre. Kjo nuk ishte e lehtë sepse nuk ishin pak zonat të cilat u prekën nga tërmeti dhe nuk ishin të paktë ato persona të cilët filluan të kishin probleme me shëndetin mendor. Në periudhën e tërmetit të gjithë kishin gjendje ankthi dhe pasigurie qoftë edhe nga ndonjë dridhje sado e vogël.

Ndërsa ndaj virusit jo vetëm që mund të prekemi, pro është edhe dilema e vaksinimit që një pjesë e mirë e popullatës sisgurisht e kanë pranuar sepse dihet efektiviteti i vaksinimit ndër shekuj. Nuk mjafton të jemi të shëndetshëm fizikisht, nuk mjafton tu themi të tjerëve, që e kalova virusin, sepse ende brenda nesh ka luftë, ka konflikt psikologjik që mund të dalë në pah nga casti në cast me stresin më të vogël të mundshëm.

Janë shtuar numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë, sepse me rritjen e presionit të stresit nuk mund t’i shpëtojë këtij lloji presioni psikologjik që ky 2 vjecar, madje 3 vjeçar i ka shkaktuar një peroni. Të paktën me të afërmit tanë ne e shprehim se çfarë na mundon dhe në këtë mënyrë bëhet më e përfolur duke ulur kompleksitetin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re