Zyrtari i PD, Marash Logu: Nuk ngarkohet me përgjegjësi vetëm Alqi Bllako por edhe ministri i Financave i cili duhet të jetë gardiani i financave të shtetit.

Kryeministri ka pasur për detyrë të kontrollojë veprimtarinë e akteve që kanë nënshkruar vartësit e tij. Marrja e hetimeve penale ndaj ish ministrit Koka dhe e Alqi Bllakos është hap i mirë por i pamjaftueshëm sepse duhet të merreshin hetime edhe ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmentaj, kryeministrit Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçit. Gjithashtu përgjegjësia është edhe më e madhe nga ana e kryebashkiakut Armando Subashi i cili nuk ka marrë veprimet e duhura për të kthyer mbrapsht vendimin e Këshillit të Ministrave. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, vetëm nga këto veprime, është mbi 160 milionë lekë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re