Skip to content

“Nuk mjafton vetëm ta dënojmë Banjskën, ne duhet…”- Seanca në Këshillin e Sigurimit, Igli Hasani: Qëndrojmë krah Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetin social “X”, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit, ku pati një përplasje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në reagimin e tij, Hasani shkruan se ashtu sic e vuri në dukje Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield gjatë takimit në Këshillin e Sigurimit se ka kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës, nuk mjafton që vetëm ta dënojmë Banjskën, por duhet të sigurohemi që një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë.

Ai shton se Shqipëria qëndron krah Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm dhe po ashtu Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.

 

“”