Skip to content

Nuk mori asnjë deputet, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Dropull dhe në gjithë qarkun e Gjirokastrës

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 25 Prillit në qarkun e Gjirokastrës.

Përmes një shkrese, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull, dhe sipas LSI, duke qenë se kjo pavlefshmëri ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për Qarkun e Gjirokastrës, kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

(TemA)