Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, i cili nuk mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ka akuzuar Komisionin e Rithemelimit për sulm ndaj deputetëve të PD.

 

Përmes një psotimi në Facebook, Gjekmarkaj thotë se refuzon me indinjatë këtë propagandë të tipit Enver Hoxha.

 

“Rithemeluesit”, dhe dominuesit 32 vjeçar të PD, të pushtetit dhe ekonomisë së vendit, kanë filluar sot një sulm të fëlliqur ndaj deputetëve të PD-së! E refuzoj me indinjatë këtë propagandë të tipit Enver Hoxha !”, shkruan Gjekmarkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re