Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Parlamenti është kthyer në noteri që bën ndryshime në buxhet.

Demokratja theksoi se qeveria e ka kthyer Kushtetutën në fletore bakalli.

“Duhet guxim i madh këtu, jo vetëm që të flasësh, por edhe të dëgjosh nga ata persona që nuk duhet të ishin as përfaqësues populli, jo më zëvendëskryeministër. Sa herë kam folur këtu, kam folur me fakte. Po leksione qytetarie nga këta që akuzojnë nga mëngjesi në darkë, s’pres. Parlamenti voton symbyllurazi.

Nga mëngjesi në darkë e mbledhim parlamentin sa herë që flitet për qytetarët. Por nuk mund ta kthejmë parlamentin në një noter të çdo ndryshimi buxhetor që këto duan të bëjnë. 38 akte normative ndryshime kanë bërë gjatë vitit ë kaluar, 28 gjatë këtij viti.

Kushtetutën e kanë kthyer në një fletore bakalli. A ka qeveri që në fillim të vitit 2021 do të vaksinojmë. Është minimumi i përgjegjësisë zyrtare dhe para qytetarëve dhe vijën nga shesin ne mend.

‘Do marrim borxh’-tha ministrja e financave. Po si mund të marrim borxh për të ulur borxhin? Në një fjali thonë dy gënjeshtra. Akti normativ për ndryshimin e buxhetit ka një gjë në thelb, janë fonde që u përdorën.

Ndërkohë na flasin këtu për ide, mendime. Ore një vizion se ku po shkon ekonomia?! Se çfarë po ndodh me tregun?! Një herë të vetme që të mos vinë me një ide. Unë nuk besoj se ndodh në asnjë parlament të botës.

Sot bizneset e ndershme paguajnë dy kosto, taksat dhe ato të ekonomisë gri. 15 % janë ulur importet. Çdo shifër që e thonë këtu e kanë gënjeshtër. S’dëgjojmë asnjëherë dhe të thonë; po e pranojmë këtë gabim.

Si mundet që të kemi një mohim të realitetit?! Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për hetim për incenerator.”, tha Tabaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re