Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka quajtur të verbër, ata persona që ndjekin Berishën, të cilin e ka cilësuar si hije të së kaluarës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të përndjekurit dhe pronarët nuk kanë asnjë arsye që të besojnë te kundërshtari politikë, por kanë të drejtën e zotit që të kërkojnë njëherë e mirë zgjidhjen e të drejtës së tyre të PD. Vëllezër dhe motra, 31 më vonë, të rinjtë dhe të rejat janë arsyeja se pse beteja jonë do të vazhdojë deri në fitore.

Ne jemi dhe mbetemi partia e të rinjve dhe të rejave shqiptare. Ne shohim te rinia shpresën, të ardhmen që duhet të kishte ardhur por u ndal, prej regjimit por edhe mangësive tona. Te shpirti i pastër i rinisë, ne PD do të vendosim fatin e Shqipërisë europiane. Ne nuk mund të injorojmë se përndryshe prapë do të gabojmë, për atë që po ndodh me një pjesë të familjes sonë.

Dua tiu drejtohem demokratëve të zhgënjyer, e njoh dhe e kam prekur dashurinë tuaj, kur më keni votëbesuar, jo një karrige, por për të prirë përmbysjen e një regjimi, të një beteje frontale, të gjerë sa vetë kauza e shqiptarëve për ndryshim, ku demokratët do të prijnë me një motiv, për të mirën e Shqipërisë për të mirën e shqiptarëve.

Hijet e të kaluarës, kulti i individit nuk di të ringrihet më, as në një emër tjetër. Jam në mesin tuaj, jo si një njeri që dua të shtoj radhët, detyra jonë është diçka tjetër, që jo përmes manipulimit, të mos bëj ata që po përpiqen të bëjnë sot ata që kanë 30 vite në tranzicion. Nuk jam në mesin tuaj njerëz që më ndjekin verbërisht, nuk jam dhe nuk duhet të jetë asnjë prej nesh një udhëheqës që e ndjek

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re