Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste. Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Grupit, Salianji nuk i shikon si fitore ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.

Sipas Salianjit “Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët dhe shoqëria”.

Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se nuk mund të ulen në një tyrezë, duke iu referuar konferences se kryetareve, kur kanë kaq muaj që ata e refuzojnë, pasi theksoi se me Ramën nuk ka marrëveshje.

“Kjo marrëveshje mes PS dhe PD nuk i shërben interesit të demokratëve. Çdo marrëveshje me Edi Ramën është e papranueshme sepse është një njeri që nuk i mban marrëveshjet.

Ne jemi në këtë beteje për një kërkesë që është thelbësore, rikthimi në shinat e kushtetueshmërisë të Parlamentit. Nuk jemi për të marrë ca dhe për të lënë disa të tjera. Nëse rikthehemi në parlament ne rikthemi për shkak të vendimmarrjes tonë si grup parlamentar nëse i shërben më shumë interesit publik apo jo.

Sot po rithem që jemi në kushtet kur të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Pas një aksion 5 mujor në Parlament jemi në  kushtet kur ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit, që kufizon të drejtat e deputeteve. Jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji të komisioneve hetimore që kufizon transparencën dhe në fund të ditës, a ka nja dy tre muaj Rama që me ligjin e ri thotë merrni 8 komisione hetimore? Nuk mund të bëjmë dot me gjasme të them fituam se morëm dy kur Rama me ligjin e ri të jep 8 dhe praktikisht nuk të jep asgjë.

Kufizimi që i bëhet me dy anëtarë nën komisionit të posaçëm është një hap prapa në raport me të drejtat e partive politike në këtë vend.

Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore kushte gjithëpërfshirje, tani më janë dy palë politike që kostot do ti mbeten PD sepse Rama nuk mban marrëveshje.

Përderisa ne të gjithë themi që rruga radikale është e vetmja rruge për tu përballur me Edi Ramën, nuk mund të bëhemi si lavjerrës sic ka ndodhur historikisht në këtë parti njëherë para dhe njëherë prapa, por vazhdojmë përpara për të rrëzuar Ramën. Do të jemi prapë këtu për konfirmimin e cdo qëndrimi që kemi ne. Koha do ta konfirmojë dhe do shohim që me Ramën asgjë nuk ndodh.

I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizim dhe ne normalizimin nuk mund t’ja japim si bonus që na i jep Rama. Ça tju them unë që ne kemi fituar të drejtën te ulemi në konferencën e kryetarëve që e kemi refuzuar deri tani?! Ne e kemi pasur atë të drejtë dhe e kemi refuzuar”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re