Alix Earle, blogerja dhe influencuesja amerikane, ka shprehur mërzitjen dhe shqetësimin e saj pas njoftimit për ndalimin e “TikTok” në Shtetet e Bashkuara.
Earle, e njohur për videot e saj të njohura “Get Ready With Me”, bëri një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku e shfaqur mes lotësh, ka treguar sa shumë e preku ky vendim.
Earle, e cila filloi të bëhej e njohur përmes “TikTok”-ut ndërkohë që ishte studente në Universitetin e Miamit, ka grumbulluar më shumë se 7.2 milionë ndjekës në platformë.
Ajo ka shprehur hapur shqetësimin se si mbyllja e “TikTok” mund të ndikojë jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në humbjen e kujtimeve dhe lidhjeve që ka krijuar me ndjekësit e saj.
Në një video emocionuese, ajo tha: “Nuk mund të fle, jam shumë e trembur për këtë. Jam shumë e trishtuar, thjesht po mendoj se si do të zhduken të gjitha kujtimet. E dua shumë dhe thjesht ndihem sikur të kem mundësinë të kthehem tek ajo menjëherë.”