Rrugës ndërsa po kthehej në shtëpi, pasi kish punuar me orë të gjata në arat e tij. Fermeri ndaloi te një dyqan ëmbëlsirash.

Fermeri ishte i lodhur dhe i uritur. Ndërsa kalonte pranë dyqanit të ëmbëlsirave, nuk mund t’i rezistonte aromës së ëmbël që vinte nga dyqani i ëmbëlsirave. Ai donte të blinte ëmbëlsira, por nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë ëmbëlsira.

Kështu, ai vendosi të qëndronte pak pranë dyqanit dhe filloi të shijonte aromën e ëmbëlsirave.

Kur pronari i dyqanit pa fermerin duke shijuar aromën e ëmbëlsirave, nuk i pëlqeu kjo dhe shkoi te fermeri dhe i kërkoi t’i jepte para.

Fermeri u trondit dhe tha: “Por unë nuk kam blerë asnjë ëmbëlsirë dhe as nuk i kam shijuar, atëherë pse të paguaj?”

Pronari i dyqanit u përgjigj: “Edhe nëse nuk keni blerë ëmbëlsira, por prapëseprapë keni shijuar aromën e ëmbëlsirave që kam bërë. Të shijosh aromën e ëmbëlsirave është njësoj si të hash ëmbëlsirat, ndaj tani duhet të paguash.”

Fermeri u nervozua pak në fillim, por më pas i shkrepi një mendim më i mirë, kështu ai futi dorën në xhep dhe nxori disa monedha dhe i filloi ti kalonte sa në njërën dorë në tjetrën.

Pasi e bëri këtë, ai filloi të ecte në rrugën e tij.

Duke parë këtë, pronari i dyqanit e ndaloi dhe i tha: “Ndal. Nuk mund të largohesh pa paguar më parë.”

“Por unë sapo të pagova”, ia priti fermeri.

Fermeri vazhdoi përgjigjen: “Ashtu siç thatë, të shijosh aromat është e barabartë me të ngrënit e ëmbëlsirave, po kështu të dëgjosh tingullin e kërcitjes së monedhave është gjithashtu e barabartë me marrjen e parave”.

Morali:

Shumë herë në jetë do të mund të takoni njerëz si pronari i dyqanit, në momente të tilla mos u frikësoni dhe mendoni me mençuri. Mendimi i shpejtë dhe i mençur mund t’ju ndihmojë të dilni nga një situatë e vështirë.

Mos lejoni askënd tJu ngarkojë me përgjegjësi të cilët nuk janë tuajat për tu mbajtur.   

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re