Ish drejtues i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi i ftuar në studion e Fax News tha se dorëheqja e Ardi Veliut ishte një sajesë pasi sipas tij nuk kishte vend në Polici dhe për Çuçin dhe për atë.

Prençi u shpreh se ata kishin konflikte bashke dhe se nuk mund të ketë sukses në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit nëse nuk ka besim.

Në fakt gjatë gjithë ditës së djeshme është folur për shkarkimin e tij, kisha deklaruar dhe më parë se procedura e tij kishte nisur për shkarkim.

Nuk mund të jetë edhe ministri Çuçi dhe Veliu bashkëudhëtarë , kishte një konflikt dhe mosbesueshmëri mes tyre sepse baza e suksesit mes Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit është besimi.

Është institucion me impakt të madh në komunitet për shkak të krimeve të rënduara në Shqipëri, për shkak të natyrës. Një kategori e caktuar e grupeve kriminale janë fuqizuar dhe tashmë që është emëruar drejtuesi i ri besoj do permiresohet gjendja.

Për të vdekurin dhe të ikurin ose fol mirë ose mos fol farë thotë populli por për Ardi Veliun nuk mundem të flas mirë, sepse është njolla me e zezë në 30 vite në Policinë e Shtetit.

Ai mund të zëvendësoje dhe Ramën dhe ministrat por ishte njeri pa formim, në kurrikulë dispononte shkollat e larta por s dinte të shkruante, nuk kishte asnjë normë të sjelljes juridike sepse ai ofendonte dhe femrat.

Absolutisht që ai u shkarkua dhe shkresa e sajuar për dorëheqje nuk është përgatit në zyrat e Policise, nuk ishte zyrtare, nuk kishte stendë të Republikës së Shqipërisë madje titulli nuk kishte dorëheqje.

Sajesa është aq e turpshme saqë edhe një njjeri i thjeshtë e kupton, por kjo nuk ka shumë rëndësi, tanimë vjen një figurë e re, familje e një oficeri të policisë dhe ka brumin për ta drejtuar në mënyrën më të mirë”– tha Prençi.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re