Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj në një lidhje ‘Skype’ për Fax News tha se bisedimet me palës ruse dhe asaj ukrainase nuk janë të mjaftueshme që lufta të përfundojë.

Sipas Hoxhaj gjendja e luftës në Ukrainë ka qenë që në vitin 2014 kur u aneksua Krimeja dhe kjo dramë e madhe aktuale nuk mund të zgjidhet përmes diskutimeve në tavolinë.

Sa i takon qëndrimit të Kosovës ndaj kësaj situate, ai tha se sot është miratuar në mënyrë unanime rezoluta që dënon agresionin rus në Parlamentin e Kosovës, duke shtuar se populli është akoma më emocional lidhur me ngjarjet e fundit pasi e ka përjetuar luftën.

Pjesë nga intervista:

Hoxhaj: Jemi në javën e dytë të evazionit rus në Ukrainë dhe realisht përmes dialogut nuk mund të kalohet kjo situatë e dhunshme. Prej 2014 Ukraina është në gjendje lufte kur u aneksua Krimeja dhe aty u vendosën trupa ruse, unë nuk pres që pas kësaj drame të madhe të jetë zgjidhja tavolina.

Cili është qëndrimi i Kosovës ndaj kësaj situate?

Hoxhaj: Kosova ka qenë e qartë dhe para sulmit, ajo që po ndodh atje ka të bëjë me të ardhm,en e Europës dhe gjatë ditëve të fundit qeveria e Kosovës ka miratuar sanksione me mbështetje të opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Sot është miratuar një rezolutë që dënon agresionin rus në mënyrë unanime.

-Si e keni parë qëndrimin e mbajtur nga ana e Shqipërisë?

Hoxhaj:Janë momentet më të mira për të ushtruar një politikë të jashtne dhe aktive, në këtë kohë Shqipëria është dhe anëtar i Këshillit të Sigurimit dhe ka një rol të rëndësishëm.
Unë shoh qartësi në sjelljen politike, dicka që e kanë çmuar partnerët perëndimorë.

Mendoj se një deklaratë të tillë nga ambasadori rus në Serbi tregon qëndrimin e Rusisë dhe Serbisë në raport me Kosovën. Rusia ka kërcënuar me përdorimin e vetos në 2007 për të penguar Kosovën për të qenë pjesë e NATO-s. Janë një politikë e ushtruar vitet e fundit dhe nuk më befason.

Kjo dramë në Ukrainë, duke pasur dhe historinë e dhimbshme të Kosovës bën që të ketë pasiguri në popull. Ne si popull i shtypur natyrisht jemi më emocional, sepse bota nga një projektim I qetë ka ndryshuar.

Nëse rusët do kenë sukses në Ukrainë do kenë dhe synime në Ballkan.
Është mëse jetike ajo që po ndodh atje, në mënyrë që në Europë të rikthehet politika e sigurisë për shtetet e reja e të vogla anëtarësimi në NATO është i domosdoshëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re