Në një lidhje më “ABC News” kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka folur për situatën ekonomike dhe vështirësive në të cilat ndodhen bizneset për shkak të COVID-19.

“Jemi akoma në situatën e mbledhjes së informacionit të problematikave që ka sipërmarrja shqiptare. Gjithë zona e tregtisë dhe sipërmarrjet i janë drejtuar qeverisë për tu ulur dhe për të dialoguar për një paketë për përmirësim të situatës. Kemi kërkuar të pezullohen të gjitha detyrimet fiskale sa i përket sektorit të hoteleri-turizmit, sidomos të transporteve.

Nuk mund të ketë limit të garancisë sovrane. Garancia sovrane duhet të jetë e destinuar për të gjitha sipërmarrjet dhe të jetë e pakufizuar. Kemi kërkuar që të ketë 20% ulje të energjisë elektrike për të gjithë sektorin të prodhimit në Shqipëri. Kemi kërkuar që qeveria të jetë korrekte dhe e ndërgjegjshme për të shlyer të gjitha detyrimet i ka sipërmarrjes private”, deklaroi Jaka.

Më tej ai theksoi se paketa përmban 8 pika dhe se parashikon pagimin  pagave të sipërmarrjeve të mëdha të cilat kanë një rënie të ndjeshme. “Rreth 50% e ekonomisë shqiptare është pezulluar dhe qeverisë i duhet të ndërhyjë me instrumente”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re