Avokati, Jordan Daci në një intervistë për Panorama TV ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i akuzuar për 3 vepra penale, ku tha se kjo ngjarje ishte e pritshme pas aferës së inceneratorëve.

Daci tha se pas kësaj afere nuk ka përfunduar zinxhiri i arrestimeve për zyrtarët e lartë në statusin e ministrave, pasi firmat nuk janë hedhur nga një person por disa.

Pjesë nga biseda:

Si e patë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Arben Ahmetaj?

Daci: Normalisht ishte një kërkesë e pritshme lidhur me hetimin e kësaj çështje, pasi disa ditë më parë Ahmetaj u pyet në cilësinë e personit në hetim. Mendoj se jemi ende herët për të thënë përfundimin e aferës së incneratorëve, SPAK është i detyruar të japë një përgjigje për atë të Tiranës. Shteti justifikohet që kemi kontratë por vazhdimi i pagesave më duket i pakuptimtë. Mendoj se zinxhiri i arrestimeve për zyrtarët e lartë nuk ka përfunduar, besoj se zyrtarë të rangut të ministrave janë të përfshirë dhe nuk mund të japë llogari vetëm 1 person kur kanë firmosur disa të tjerë. Është një hetim dinamik që ka përfshirë një analizë të thelluar, e mira për interesin publik është fakti se afera bëhet mbi dokumentacione dhe mundësia që të fshihen prova janë shumë të vogla, besoj se do pasohet nga arrestime të tjera.

E dimë që gushti ka përqindjen më të larta për arrestimet, do të jetë muaj i nxehtë, do kemi dhe zyrtarë të tjerë që presin radhën, është dhënë sinjali që nuk mund të ketë më njerëz që mund të fshihen pas pushtetit.  Kërkesa për Ahmetaj ishte dorëzuar më herët, në 7 korrik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re