Ditën e sotme “Djemtë e Labërisë” kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Këto të fundit kanë kërkuar largimin e konsullit grek që ndodhet në Gjirokastër, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Kjo protestë është bërë dhe një kërkesë në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, por këto të fundit nuk e kanë lejuar edhe për shkak të pandemisë. Por në këtë protestë ka pasur pjesëmarrje duke nisur edhe nga Kosova.

Pas manifestimit të disa nga studentët janë shoqëruar në policia dhe gjatë një prononcimi për Fax News ato konfirmojnë se janë arrestuar 11 persona.

“Unë vij nga Vushtria, i kemi ardhur për të protestuar për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Vëllezërit dhe motrat tona në Greqi nuk gëzojnë të drejtat në atë vend, që është një shtet i BE-së. Grekët në Shqipëri gëzojnë të gjitha të drejtat. Po na çojnë në komisariat për shkak të pandemisë.”- tha një protestuese nga Kosova.

Ndërkohë një student i cili është shoqëruar në polici, tha se ato janë shoqëruar pa të drejtë, ndërkohë që shtoi se nuk tolerojnë që të ulet flamuri kombëtar.

“Jam në DVP në Gjirokastër ku edhe jemi arrestuar. Na kanë ndaluar pa një object konkret por nga një urdhër i marrë nga konsulli grek. Jam i arrestuar tani. Vazhdon shoqërimi i i të arrestuarve deri tani. Ta harrojë Greqia se mundet me na ulë ne. Nuk mund ta ulë kush flamurin kombëtar.”- tha student.

Kujtojmë se djemtë e Labërisë kanë djegur një ditë më parë edhe flamurin Grek, pas videos së publikuar nga minoritet grek në Sarandë të cilët digjnin flamurin grek. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re