Zvicerania Petra Z. është shumë e dëshpëruar pasi nuk po mund të paguajë funeralin e nënës së saj.
“Nuk po ndihem mirë”, ka thënë Petra Z., e cila ka theksuar se nëna e saj ndërroi jetë më 11 qershor.
“Më mungojnë paratë për varrimin, kushton mbi 3700 euro, nuk mund të paguaj për shkak të Loredanës. Nëse nuk do i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, shtoi më tej ajo.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzojnë reperen se u kishte marrë rreth 660.000 euro, ndërkohë që prezumimi i pafajësisë për këngëtaren shqiptare vazhdon të zbatohet.
“Ne gjithmonë bëjmë një buxhet në mënyrë që të kalojmë një jetë të thjeshtë. Por nuk është e mjaftueshme për të kursyer diçka”, ka thënë 54-vjeçarja.

Kostot e papritura siç është funerali i nënës së saj e goditën shumë rëndë gruan nga Valais.
Vëllezërit dhe motrat e saj nuk duan ta ndihmojnë Petra Z. financiarisht për të paguar funeralin e nënës së ndjerë. Petra Z. tani është duke kërkuar edhe ndihmë në rrjetin social, Facebook.
“Do të isha e lumtur nëse do të më ndihmoni të paguaja varrimin”.
Thirrja për ndihmë është shpresa e saj e vetme për momentin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re