Deputeti i PD, Belind Këlliçi:

Nuk mund të quhet kryetar një person që ka frikë të zbresë dhe të përballet me anëtarët e PD dhe që mendon se vetëm vula të bën kryetar. Deri para 3 javësh ka refuzuar të pranojë se në partinë e tij ka patur krizë. Ka dhënë një deklaratë tërësisht të papërgjegjshme duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë në PD. Nëse do kishim përballë një politikan me një mentalitet vërtet të ri atëher duhet të pranonte votën, të përballej me partinë e tij dhe të zbriste në përballje.

Është kërkuar që kjo krizë politike të zgjidhej në mënyrë institucionale, të shkojë tek vota, të përballen me votë dhe nuk ka asnjë lloj problem.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re