Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë në qytetin e Lezhës për të dhënë një mesazh drejt inspekorëve të ndërtimeve dhe efektivëve të policisë lidhur me ndërtimet pa leje.

Rama ka thënë se të gjithë do të ndëshkohen në rastet kur bëjnë sikur nuk shikojnë, apo tolerojnë ndërtimet pa leje që bëhen në bregdet. Më tej shtoi se nuk mund t’a transferonin fajin tek të tjerët duke marrë si shembull një rast të transportimit të kokainës.

“Të lexojnë kodin penal se cfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetet. Të fillojnë t’i prishin vetë. Dua t’ua bëj shumë të qartë të gjithë inxhinierëve që me kodin penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Se nuk mund të thuaja se unë jam një punëtor dhe më morën të mbjell bar, po kishte qenë kanabis, apo të transportosh kokainë dhe të thuash që është miell.

E treta është se kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi, ka ndodhur ca ka ndodhur në të shkuarën, nuk mund t’i lëmë të bëhen përsëri nën vëzhgimin indiferent të efektivëve. SHCBA do i shkojë deri në fund kësaj pune, por edhe punonjësit e policisë duhet të jenë të qartë se nuk do ketë më tolerime dhe do jenë bashkëpërgjegjës për çdo ndërtim pa leje. Këtu ju jap një mesazh shumë të qartë, tërhiquni tani, me 1 kat apo kate të tjera, do shemben dhe do mbajnë edhe pasojat.

Të fillojnë t’i heqin vetë më mirë, kush nuk do i pastrojë vetë do paguajë rëndë edhe për strukturat e pastrimit edhe mundimin e rëndë të bërë nga strukturat e shtetit”– tha Rama.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb