Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai tha se nuk mund të zhgënjejnë aspiratën e qytetarëve shqiptarë për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërsa shtoi se qëndrimi i tyre për këtë çështje është i qartë.

“Sigurisht që integrimi duhet të jetë merita, por metodologjia duhet të jetë graduale. Këtë kemi bërë në komuniteti  tonë ekonomiko-social”, tha Ropke.

Ndër të tjera tha se është koha për hapin e radhës, krijimin e komitetit të përbashkët konsultativ, organ që monitoron dhe jep këshilla për anëtarësimin e vendeve në BE.

“Dita e sotme është e rëndësishme për komitetit tonë, për anëtarësimin e Shqipërisë dhe PB në BE. Javën e shkuar udhëhoqa delegacionin në Tiranë, patëm shumë vizita dhe mesazhi që na përçuan ishte se duhet mbështetja jonë madhorë për zgjerimin që Shqipëria të bëhet anëtare. Ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e shqiptarëve. Ndaj ne ndërmorën vëmë të zbatim, nismën e vendeve candidate. Të gjithë në komunitetin tonë vlerësuam flaktin që Rama dhe ai i malit të Zi ishin në përurimet në Shkodër dhe që atëherë kemi bërë shumë në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Nga Shqipëria kemi 18 anëtarë që kanë punuar opinione të rëndësishme dhe mendoj se edhe pse jemi në fillim të kësaj nisme. ka qenë e suksesshme.

Kryetarja e Komisionit i jep mbështetje dhe jemi të vendosur të vijojmë me këtë projekt. Qëndrimi ynë është i qartë. Sigurisht që integrimi duhet të jetë merita, por metodologjia duhet të jetë graduale. Këtë kemi bërë në komuniteti  tonë ekonomiko-social.

Shoqëria civile në Tiranë është e zellshme dhe ka dëshirë që të shkojmë më tej. Ka ardhur koha për hapin e radhës, krijimin e komitetit të përbashkët konsultativ, organ që monitoron dhe jep këshilla për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne nga ana jonë jemi gati, bazën ligjore e kemi. Duhet të caktohen anëtarët dhe të nisen”, tha Ropke.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re