Përfaqësuesit e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Ivi Kaso dhe Arben Ristani kanë qenë të pranishëm sot në Vorë, ku kanë folur në lidhje me pretendimet e PD-së, për komisionerët.

Sipas tyre, fraksioni që mban logon zyrtare të PD-së nuk ka në gjendje q ëtë gjejë komisionerë mjaftueshëm për qendrat e numërimit, çka ka bërë që KZAZ të marrë vendimin për zëvendësimin e tyre kryesisht.

Në lidhje me pretendimet e PD-së se do të ketë kallëzim penal për anëtarët e KZAZ të PS dhe Shtëpisë së Lirisë, Kaso nuk u shpreh i habitur, duke thënë se kjo është një ‘modë’ që po ndiqet shpesh nga PD e Lulzim Bashës.

Ivi Kaso: Procesi në Vorë ka filluar dhe po ecën normalisht, ka një tentativë manipulimi nga fraksioni i vulës. Sigla e PD e ka pasur të pamundur që të gjejë komisioneë, dhe ka përdorur një marifet, të ngresh zërin dhe të mburresh me këtë gjë nuk i shkon siglës së PD-së.

Procedurat që janë ndjekur nga KZAZ janë në zbatim të ligjit, këtë e ka thënë dhe Komisioneri Shtetëror. Kemi arritur në atë pikë, që nga burg për të tërë që thoshte kjo qeveri, sigla e PD-së po aplikon sloganin e ri, kallëzime për të tërë. Komisionerët i njohin mirë detyrat e tyre, nuk rrezikojnë asgjë.

Ristani: Të mos zgjedhës dot komisionerë, tregon vobektësi dhe mungesë njerëzish. Zgjedhjet fitohen në terren me vota, nuk fitohen në tavolinë, kjo është ajo që duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë, qoftet nuk mund ti hanë të gatshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re