Skip to content

“Nuk mund t’i mësoj çdokujt gjithçka, por mund t’i bëj të mendojnë!” -21 nëntor, Dita Botërore e Filozofisë, impakti i saj në shoqërinë moderne

Fillo 24

Data 21 nëntor është e cilësuar si Dita Botërore e Filozofisë. Kjo ditë nuk vlerësohet si pushim, ashtu siç shumë do të shpresonin, por mund të cilësohet si një ditë këndvështrimi e mendimeve.

Kjo ditë është një iniciativë e Organizatës Arsimore, Shkencës dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) që tërheq njerëzit anembanë botës të angazhohen në reflektim të përbashkët për çështjet bashkëkohore.

Disa nga aktivitetet e ndryshme që ndodhin në këtë ditë janë:

  • Dialogë filozofikë, debate, leksione mbi filozofinë
  • Konferenca ndërkombëtare për tema filozofike si lidhja ndërmjet filozofisë, edukimit dhe kulturës.
  • Ekspozita dhe panaire librash filozofike.

Organizata të ndryshme, grupe të komunitetit dhe agjenci qeveritare në shumë vende, duke përfshirë (por jo ekskluzivisht) Kilin, Francën, Marokun, Filipinet dhe Turqinë, kanë marrë pjesë në promovimin e Ditës Botërore të Filozofisë.

UNESCO prezantoi Ditën Botërore të Filozofisë në 2002 për të nderuar reflektimet filozofike në të gjithë botën duke hapur hapësira dhe duke inkurajuar njerëzit të ndajnë trashëgiminë e tyre filozofike, duke hapur mendjet ndaj ideve të reja dhe për të frymëzuar debatin publik mbi sfidat e shoqërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Koïchiro Matsuura dha një mesazh publik për Ditën Botërore të Filozofisë në 2004 për të theksuar kuptimin dhe rëndësinë e ditës. Ai tha se filozofia u dha bazë konceptuale parimeve dhe vlerave që formësuan mundësinë e paqes botërore – demokracisë, të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë. Reflektimi mbi problemet e pazgjidhura të shoqërisë bashkëkohore dhe pyetjet pa përgjigje ishte gjithmonë në qendër të analizës dhe të të menduarit filozofik.

“Nuk mund t’i mësoj çdokujt gjithçka, por mund t’i bëj të mendojnë!”, siç ka thënë e filozofi i madh grek, Sokrati.

Disa prej filozofëve më të njohur:

  1. Sokrati – Filozof grek i lashtë, themelues i etikës perëndimore.
  2. Platon – Nxënësi i Sokratit dhe themelues i Akademisë së Athinës.
  3. Aristoteli – Nxënës i Platonit, kontribuoi në logjikë, etikë, metafizikë dhe shkenca.
  4. René Descartes – Filozof francez, themelues i filozofisë moderne (“Cogito, ergo sum”).
  5. Immanuel Kant – Filozof gjerman, kontribuoi në epistemologji dhe etikën deontologjike.
  6. Friedrich Nietzsche – Filozof gjerman, i njohur për idetë mbi nihilizmin dhe “mbinjeriun”.
  7. Jean-Paul Sartre – Filozof ekzistencialist francez, autor i konceptit të lirisë individuale.
  8. Karl Marx – Filozof dhe teoricien i ekonomisë, themelues i teorisë marksiste.
  9. John Locke – Filozof anglez, kontribuoi në teorinë politike dhe të drejtën natyrore.
  10. David Hume – Filozof skocez, njohur për empirizmin dhe skepticizmin e tij.

filozofi