Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në emisionin ‘Pushteti’, të gazetares Juela Meçani në televizionin FaxnNeës, u shpreh rreth emigracionit masiv të shqiptarëve në vitet e fundit. Sipas sociologut, jetojmë në një botë globale, ku nuk mund t’i detyrojmë njerëzit vetëm me retorik nacionaliste, të jetojnë në vendin ku ata kanë lindur. Ai u shpreh se duhen politika të mirëfillta që t’i bëjnë njerëzit të qëndrojnë, ku rritja ekonomike është thelbësore për ta bërë një gjë të tillë.

Gjithashtu ai theksoi se e dhimbshme në emigracionin e tanishëm është emigracioni i trurit dhe i rinisë, ndryshe nga vitet ’90, ku emigroi pjesa gri e shoqërisë e paarsimuar.

Vakumi në tregun e punës që do të krijohet në Shqipëri nga ikja e të rinjëve do të plotësohet nga emigrantë nga Afrika dhe vendet e Lindjes së Mesme, shtoi sociologu.

“Nëse emigracioni i viteve ’90 ishte një emigracion gri, ku përfshiheshin njerëz të rrugës, ish të burgosur, njerëz që kishin probleme politike sot kemi të bëjmë me një emigracion të trurit.

Emigracioni në ditët e sotme ose është i ri ose është elitar. Të iki elita dhe truri i një kombi është shumë shqetësuese.

Motivet për të cilat ikin kanë të bëjnë me anën ekonomike ose profesionale, ikin për një pagë më të mië, për një rritje profesinale si dhe për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Jetojmë në një botë globale nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të rrijnë dhe të punojnë këtu. Do vijnë nga Irani nga Afrika t’i zëvendësojnë nëse krijohet një vakum në tregun e punës. Duhen politika për t’i bërë njerëzit të qëndrjnë, ne nuk mund të vendosim barriera nacionale t’i themi rrini në shtëpi me barkun bosh vetëm për atdheun. Duhen strategji dhe politika që t’i bëjmë demotivojmë njerëzit të ikin. Duhet rritje ekonomike për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të amrrim masa për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë këtu”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re