Nga: Alban Gorishti

Këto ditë po qarkullon lajmi se kryeministri  i vendit dëshiron të emetojë nje urdhër ku do të penalizohen me gjoba kushdo që nuk e mbart maskën qoftë edhe në ambjente të hapura, pra rrugë, fusha, male etj. Fillimisht nuk mu besua vërtetësia e lajmit por më pas pashë tek faqa e zyrtare e KM dhe atje mu bë gjithçka e qartë për saktësine e këtij vendimi. Realisht nuk dua të futem në detajet teknike rreth virusit përqindjes zyrtare të të prekurve etj etj dhe as të analizojë  teoritë e komplotit lidhur me situatën qe po kalojmë, por mu kujtua ajo shprehja e vjetër arabe e cila thotë :Kur bizantinët nuk sulmohen ata bëjnë të kundërtën “. Edhe kjo shprehje duke parë situatën politike  që po kalojmë më duket se  përshtatet qëllimeve dhe objektivave të një qeverisje në diskrepancë totale karshi obligimeve që ka marrë përsipër.

Dështimet totale të kësaj qeverie mu përafruan me një palestër të re që para ca muajsh u hap në lagjen tonë por gjëja që të tërhiqte më tepër tek ajo ishin posterat e medhenj të të pasmeve të disa modeleve të huaja. Ndërsa saherë që shikimi shkonte në ambjentet e brendshme shikoje tek tuk ndonjë instruktor që kalonte me pompozitet që të krijonte imazhin e punës por edhe të frekuentimit të bollshëm, kur në te vërtetë nuk ishte aspak ashtu. Ndaj duke u kthyer tek ky vendim arbitrar, i njëanshëm i KM vëmendja duam apo sduam do të spostohet nga problemet e hershme dhe të pazgjidhura të këtij populli nën këtë qeverisje.

Siç e thash me sipër nuk dua të krijoj polemika të kota, por de fakto që prej disa muajsh që janë hapur linjat ndërurbane nuk kam parë (tek vetja apo te tjerët që i njoh) infektim në masë ashtu siç na bën të besojmë kryeministri duke kërcënuar herë pas here me një pretekst strategjikisht të vlefshëm vetëm per të. Keto jane kërcënime në vazhdën e një politike sa përkeqësuese por edhe dashakeqe për interesat ekonomiko sociale të shumicës së shqiptarëve.  Një gjë është të” gjuash” për citime qe i shërbejnë një qëllimi të paracaktuar dhe një gjë krejtësisht tjetër është të kuptosh një tekst sipas kontekstit të tij të mirëfilltë. Ndaj si gjithmonë bëmat apolitike në vendin tone kanë si thelb kauza të drejta por si synim regresion të vullnetshëm.

Nëse donte kuptosh reth realitetit të kësaj dukurie të mjafton të shohësh çështjen e integrimit në bashkimin Evropian, sa afër na u predikua përgjatë ketyre viteve Rilindëse, por sa larg Evropës ndodhemi sot duke pasur parasysh refuzimet e shumta dhe më së fundmi çështjen e vendimit për të integruar leje online për zonen shengen pertej rregullave qe tashme ekzistojnë. Por i gjithë ky dështim na është propaganduar si arritje historike. Po pra, arritje qe tashme i vendoset edhe “maska” e virusit më të madh politik. Në filozofinë e metafizikës thuhet :Dy forca të kundërta asgjësojnë njëra tjetrën ( +a-a), pra duke bërë dallim mes kontradiktës logjike e kundërshtisë reale.” Këtë aspekt filozofik kryeministri ynë e ka kuptuar mjaft mirë, dmth në deklaratën për shtyp thuhej se gjoba do i vendosej njerëzve në faturën e ardhshme të dritave, kështu që unë kujtoj në këtë aspekt gjobitjen fillimisht me vendosjen e karantinës dhe para disa ditëve u përcoll lajmi për faljen e këtyre gjobave që u vendosën gjatë saj. Pra (+a-a) asgjësohen vetvetiu dhe shiriti vazhdon të regjistrojë nga e para dhe jo nga aty ku u la “terminali” i turpit. Kështu që në zgjedhjet e prillit këto donkishotizma do ti sjellin ujë në mulli vetëm një njeriu dhe një partie. Kështu pra me këtë rast do vendosen ca gjoba ndërsa pak muaj para zgjedhjeve ato do të falen nga vet “shenjtori” i madh i “ëndrrave pa zot”.

Totalitarizmi i një sistemi nuk është një fenomen që formohet brenda një nate por  ai merr jetë nëpërmjet rrahjeve të shpatullave, titujve të gazetave militanteske, maskave “gjobëvense”, pallateve pa “themele”, dhe themeleve të mbetur në tentativë.

Përtej kritikave dhe keshillave duket se performanca arogante e një,, lideri” që nuk ka “ portë” është e destinuar të vazhdojë nën siglën e kënaqjes me egon personale të një qeverisje pa personalitet.

Besoj të shash popullin në çdo okazion është mungesë vizioni dhe prezencë autoritarizmi, ndërsa imponimi i mendimit personal ndaj atij shkencor më së paku është një “eksitim” i vjetër fodullëku si ai që ndodhi me Iblisin kur doli për shkak të tij nga pozitat e larta për tek qëllimet e ulëta.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re