Një 32 vjeçare është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës. Policia bëri të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy autorëve Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç të cilët edhe jetonin në grup me viktimën.

Ndërkaq në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, përveç dy të arrestuarve janë vënë nën hetim edhe tre shtetase të tjera mes të cilëve një minorene të cilat kishin dijeni për ngjarjen.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC News se autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32 vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që tu jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga aktiviteti i saj seksual, pasi një pjesë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur një makinë.

LEXO EDHE: EMRAT/ Zbardhet vrasja e 32-vjeçares te ura e Dajlanit, arrestohen dy persona

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, kanë thënë ata.

Gjithashtu mësohet se 32 vjeçarje prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit dhe me tre mikeshat të cilat janë vënë nën hetim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re