Skip to content

“Nuk na ka munguar ndonjëherë, në treg ka qenë”, qytetarët për legalizimin e kanabisit mjekësor: Shqiptarët i duan gjërat e paligjshme

“A duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore në Shqipëri?”, kjo ka qenë pyetja drejtuar ndaj qytetarëve në pjesën e dytë të emisionit “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi në Fax News.

Kjo ka qenë njëra prej pyetjeve që kryeministri Edi Rama ka drejtuar ndaj qytetarëve në atë që njihet si “Këshillimi Kombëtar”. Lidhur me këtë çështje ka pasur shumë diskutime mes qytetarëve dhe analistëve në studio të ndryshme televizive, të cilët më së shumti kanë thënë se vendi ynë kishte shqetësime më të mëdha se kjo çështje.

Ndërsa ashtu siç do shihni edhe në deklaratat e mëposhtme, qytetarët kanë mendime të ndryshme mbi këtë pjesë por pjesa më e madhe e tyre janë të mendimit se vendi ynë nuk i plotësonte kushtet për të kontrolluar diçka të tillë.

Pyetja: A mendoni se duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore në Shqipëri?

Qytetari: Po duhet të legalizohet, edhe içik do dali, po edhe kushtet i ka.

Tjetër qytetar: Jo arsyeja është se duhet të kemi një shtet të fortë për ta kontrolluar.

Tjetër qytetar: Jo, po të ishte aq i dobishëm do ishte legalizuar në shumë vende të botës. Fakti që shumë vende nuk e kanë të legalizuar nuk e bën diçka të mirë. Po ja neve na pëlqen gjërat e paligjshme, gjithmonë ka qenë kështu. Në një mënyrë apo në një tjetër, kanabisi nuk na ka munguar ndonjëherë, kur të doni e keni në treg.

Tjetër qytetar: Nëse do legalizohej për qëllime mjekësore, po, por ma do mendja se nuk do përdoret vetëm për këtë gjë.

Pyetje: A i ka Shqipëria kushtet për miratimin e një nisme të tillë?

Qytetari: Jemi shumë larg, realisht jemi shumë larg këtyre kushteve.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb