Subscribe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideroi te pamjaftueshem fondin  e percaktuar ne buxhet. Alfred Balla vuri në dukje se insitucioni që ai drejton ka buxhetin më të ulët se çdo organ tjeter dhe qe sipas tij nuk mjafton as per te paguar faturat mujore te energjise

 

Nuk na mjaftojnë leket as për të paguar dritat, tha Balla.

 

 

ALFRED BALLA

 

KRYETAR I KLP

 

Buxheti ynë është modest, në krahasim me gjithë sistemin e prokurorisë ne kemi vetëm 4%. Prokurororia e përgjithshme merr 66%, ndërsa SPAK-u dhe BKH marrin 30%. Ndërsa ne kemi vetëm 4% në total. Mendoj që nuk janë kërkesa të ekzagjeruara por të nevojshme që na bëjnë të realizojmë detyrat tona kushtetuese. Një 90 milionësh na e ka marrë ministria e Financave në këtë vit, duke na prekur edhe në nevoja bazike të pagave apo të llogarive të tjera të këshillit.

 

 

Kërkesa për shtimin e buxhetit sipas Ballës lidhet me nevojen e shtimit te personelit.

 

ALFRED BALLA

KRYETAR I KLP

Kemi kërkuar që nga 65 persona, të shkojë në 78 numri i personave të strukturës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ne sot na mungon zyra e këshilltarit të etikës. Mungojnë njësi mbështetëse për marrëdhëniet me publikun. Na mungon një njësi mbështetëse për teknologjinë e informacionit, kemi vetëm një IT, na mungon njësia e trajnimit për prokurorët dhe nënpunësit civilë të sistemit të prokurorisë.

 

Kryetarja e komisionit te ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh se kërkesat duhen vendosur gjithmonë në kontekstin e krizes ekonomike qe ka shkaktuar lufta ne Ukraine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re