Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Qafë-Thanë.

 

Trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj. Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

 

Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin Pogradec-Prrenjas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re