Aktivisti Genc Sejko, i cili njihet edhe si “njeriu i memeve” ka deklaruar se protestat për drejtësi pasi u ekzekutua Klodian Rasha nga një efektiv policie do të vijojnë edhe ditën e sotme. Në një bisedë në studion e Top Talk në Top Channel, Sejko ka shpjeguar se përse nuk kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, por i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu pasi Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm.

“Do të ishte non sens tani, largimi i qeverisë katër muaj para zgjedhjeve, por përbën non sens mënyra se si e mbron Edi Rama drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Nuk e di se drejtori i Përgjithshëm i Policisë qenka kaq më i rëndësishëm se ministri i shtetit”, deklaroi Sejko.

Ai shtoi se “nuk flitet për një mollë të kalbur, është kalbur i gjithë shteti”. “Ne fjalën kemi nuk kemi gjë tjetër, ai ka armët, drogën. Ne kërkojmë për një standard bazik dhe në Shqipëri duhet të ketë një standard të tillë bazik. Asnjë partie nuk i pëlqen forcimi qytetar, nëse ka pasur një funksionar të partive kanë bërë shumë, kushdo që zhvishet nga petku i partisë do t’i bënte mirë forcimit qytetar”, theksoi Sejko.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re