Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Berat, Ervin Demo, vijon takimet derë më derë me qytetarë të Beratit dhe të njësive të tjera administrative të kësaj bashkie.

Takimi i fundit ka qenë me banorët e lagjes “Mangalem”, ku Demo ka bashkëbiseduar nga afër me ta, duke dëgjuar shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti.

Në një postim në rrjetin social facebook, Demo shprehet se Bashkia Berat do të jetë në krahë të këtij komuniteti dhe të çdo qytetari beratas.

Më poshtë postim i plotë i Ervin Demos:

Sot në rrugicat e Mangalemit që tregojnë shumë histori, por mbi të gjitha njerëz mikpritës dhe punëtorë.
Problematika kryesisht me pastrimin dhe mungesë e theksuar e strategjive për zhvillimin e turizmit.
Zonë me potenciale të jashtëzakonshme në fushën e turizmit dhe jo vetëm.
Bashkia do të jetë krah për krah jush dhe çdo qytetari të Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re