Gjykata Speciale në Kosovë vijon të leëshojë ‘ftesa’ për ish-luftëtarët e UÇK-së pasi dyshon se kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Një tjetër ish-luftëtar i UCK-së është ftuar nga Gjykata Speciale. Kryetari i OVL UCK-së, Hysni Gucati përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se Elbasan Shoshaj është personi i radhës që është ftuar nga Specialja.

“Sot morra lajmin që bashkëluftëtari nga Prizreni, Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re