Një lokal në qytetin e Gjirokastrës që qëndroi i mbyllur për më shumë se tre muaj dhe nuk ndezi asnjë llambë u përball me faturën e majme nga OSHEE, 200 mijë lekë të vjetra. Në mungesë të të ardhurave, fatura nuk është paguar dhe tani është marrë “urdhër nga lart” që të priten dritat.

Në këtë ambient shërbehet kafe turke me 30 lekë të vjetra dhe pronari foli jashtë kamerave duke thënë se xhiroja ditore nuk shkon më shumë se 20 mijë lekë të vjetra. Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj ka publikuar faturën që i ka shkuar për tre muaj që lokali ka qeëndruar i mbyllur, totali i faturimit shkon mbi 200 mijë lekë të vjetra, një shifër kjo e papërballueshme për pronarin.

Edhe pse e ka ankimuar vendimin në zyrat e OSHEE-së, e cila duket të jetë kthyer në institucionin më gllabërues të parave të shqiptarëve, askush nuk e marrë parasysh dhe janë dërguar inspektorët për të prerë dritat, pa një shkresë në dorë.

“Urdhrin e kam me gojë”, dëgjohet duke thënë njëri prej tyre. Në shumë prej mbifaturimeve u përdor argumenti se sahatet nuk mund të lexoheshin, gjë që bie ndesh me ligjin, dhe nuk janë sqaruar qytetarët sesi do të sheshohen këro shifra shumë më të larta se vlera reale e konsumit.

Për më shumë shihni faturën e mëposhtme, që lokali edhe pse i mbyllur, supozohet se ka harxhuar:

 

Burimi: faxweb.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko