Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezanton buxhetin e 2022 për ministrinë që mbulon:

Nuk është lajm me interes kur një mjeke e re që jeton në Durrës dhe jeton në Fier kujdeset përditë për shëndetin e qytetasrëeve të jugut. Nëse lajmi negativ shkon me hapësirë rrufe dhe shqyen portat e informimit ndërsa pak zë u jepet shembujve të mirë, si rasti i 228 mjekë të cilët punojnjë jashtë vendbanimit. Detyrën bëjnë thonë disa, ku i keni mjekët bërtasin disa të tjerë. A thua se lëvizja e tyre është tabu në këtë vend. Ata kanë vetëm fjalë ndërsa ne kemi fakte konkrete me cfarë kemi bërë. Mendojeni pak ankohen për hemorragjinë e vendit dhe ilaci që kishin nxjerrë ishte bllokimi I specializimeve. Ne mund të themi sot se vendim iqë morëm 6 vite më parë për hapjen e specializimeve, nuk është ndalur për asnjë moment. 1200 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë janë punësuar në këto 4 vite në sektorin publik. 3800 infermierë janë punësuar në portalin infermierë për Shqipërinë.

Këto janë fakte jo opinione. Sot kemi më shumë se 260 mjekë të huaj në sektorin publik apo jopublik në Shqipëri ashtu si mjekë shqiptarë në vfende të tjera. Gjatë vitit 2022 do të hapim 120 kuota të tjera, duke shfrytëzuar spitalin rajonal në Fier duke e cuar në mbi 400 këtë kuotë duke hapur më shumë mundësi për punësim në këto pozicione. Buxheti I vitit 2022 është I pari kapitull I vizionit që ne kemi për shëndetësin për vitin 2030. Buxheti do të jetë 360 milionë dollarë, 70 milionë dollarë më shumë se buxheti fillestar i 2021. Për mjekët dhe infermierët ky buxhet garanton rritje page për më shumë se 18 mijë persona të cilët punonjnë në këtë sektor.

Bonus 2.5 milionë për personelin që punon jashtë vendbanimit. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent. Do të sigurojmë edukimin në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë, do të përfundojmë akreditimin për të gjitha strukturat e shërbimeve. Për qytetarët, garantohet financimi I programeve të shëndetit publik. Mbështet me 2.7 miliardë lekë planin e vaksinimit anti-covid. Financojmë programet mjekësore bazë. Do të zgjerojmë skemën e rimbursimit të barnave apo terapitë falas për qytetarët me sëmundje kronike ku do të përfitojnë mbi 400 mijë qytetarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re