Ndërkohë që situata me rastet e infektimit nga Covid-19 në vend vijon alarmante, në Elbasan qytetarët teksa presin në radhë për marrjen e shërbimeve në bankë nuk vendosin maskë dhe nuk respektojnë distancën.

Çdo herë që paraqiten për të marrë shërbime u duhet të qëndrojnë me orë të tëra në pritje gjë e cila shpesh i bën të harrojnë zbatimin e masave, pavarësisht se ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi kufizime të reja dhe paralajmëroi se do të gjobitet cdo shtetas që i shkel rregullat e vëna.

Në qytetin e Elbasanit janë shënuar 472 raste aktive deri më tani dhe vetëm ditën e djeshme 40 raste të reja në qark, 19 prej tyre të Bashkisë Elbasan.

Këto shifra nuk duken aspak shqetësuese kur ndeshesh me një panoramë të tillë në dyert e bankave të nivelit të dytë prej ditësh, aty ku qytetarët rinovojnë mjetet e identifikimit. Kujtojmë se ka patur mjaft persona të infektuar që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në një prononcim për Fax News teksa presin në radhë qytetarët shprehen se i lënë të presin me orë për marrjen e një shërbimi të thjeshtë dhe se pavarësisht frikës nga Covid-19 nuk mudn të shmangin thyerjen e rregullave.

“Kemi frikë por nuke shmangim dot thyerjen e rregullave, edhe pse kanë dalë variantet e reja, skemi bëjmë do presim, kjo është Shqipëria.
Na lënë të presin me orë, maskën nuk e përdorin të gjithë personalisht e përdor”
– u shpreh një nga qytetarët.

“Nuk ndihem fare i rrezikuar”-tha një qytetar tjetër.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re