Skip to content

Nuk ndodh mrekullia, ekipi modest i Berlusconit, Gallianit, Balotellit dhe Boateng mbetet në Serie B

Mrekullia nuk ndodh, por sa shumë iu afrua Monza e Silvio Berlusconit dhe Gallianit.

Në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit, që u mbyll sonte në stadiumin “Brianteo”, skuadra bardhekuqe nuk arriti të përmbyste humbjen 3-0 në fushën e Cittadella, duke shkuar deri në 2-0 me golat e Balotellit dhe D’Alessandro.

Edhe pse Galliani & Co besonin te arritja, tre golat e Baldinit në ndeshjen e parë ishin një mal i madh për t’u ngjitur. Pas pjesës së parë 0-0, në të dytën u ndez ndeshja dhe disa minuta nga fundi Monza e Broçhit u hodh në dëshpërim për të kërkuar golin e tretë që nuk erdhi.

Mbyllet kështu një vit me luhatje për Monza dhe që edhe sezonin tjetër do të jetë në Serie B. Kapërcimi nga Serie C në Serie A brenda tre vitesh nuk erdhi…

Feston edhe portieri shqiptar i Cittadella, Kastrati, që do të luajë në finalen e madhe të playoff ndaj Venezia për biletën e fundit për Serie A.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb