Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

 

Alibeaj tha se e ka për detyrim që të dëgjojë anëtarët e grupit të PD duke theksuar se do të diskutohen shumë çështje, përfshirë dhe negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

“Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet”, pohoi ai.

 

Alibeaj Nnuk i kurseu ironitë teksa u pyet për faktin se ai nuk njihet si kryetar nga grupi i Rithemelimit.

 

“Ça ishte ajo, komisioni? E ç’a pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re