Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njohin vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës, pasi “zaptuan” Kuvendin dhe s’lejuan zhvillimin e senacës plenare. 

Berisha u shpreh se nuk i përjashton dot asnjë nga Parlamenti dhe se nuk do të dorëzohen.

Sa i përket hapave të ardhshëm, ish-kryeministri deklaroi se “do jenë të sigurta dhe kërkohet durim, por një gjë të keni të qartë, tërheqje s’ka më”.

“Përfundimi do të jetë fitorja, s’ka thënë njeri për djegin e Parlamentit, por akti i turpshëm është fikja e dritave. Mos ta prish gojën, nuk na përjashton dot asnjë nga Parlamenti. Jemi parlamentarët e vërtetë të kombit. Edhe 46 po të përjashtohen se ne nuk do të dorëzohemi.

Prisni kini durim. Hap mbas hapi do i ndiqni të gjitha, por një gjë të keni të qartë, tërheqje s’ka më.

Nuk e njohim vendimin e Komisionit të Etikës. Hapat që do i bëjmë do jenë të sigurta dhe kërkohet durim, nuk është lëvizje sot për nesër, por sot për fitore.

Rezolucionin me protesta thashë do e nis, por nuk e nisa. Ato që bëra ishin prova gjenerale. Do kthehem sërish në seancë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re