Diana Bahçja ka një javë që ka sjellë në jetë djalin e saj.

Por për shkak të një gjobë të marrë 8 vite më parë ajo është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Arrestimi i saj edhe pse me vendim gjykate, është në kundërshtim me ligjin. Kjo pasi e reja nuk mund të arrestohej pasi është nëna e një disa ditëshe.

Por si qendron historia? 8 vite më para Diana Bahçja në atë kohe 18 vjeçe, lindi një fëmijë nga martesa e parë.

Foshnjën e braktisi. Ish bashkëshorti e denoncoi për braktisje të fëmijës.

Gjykata në atë kohë e dënoi me 250 mijë lekë të reja. Por 8 vite më pas kjo gjobë ende nuk është paguar nga e reja. Per këtë arsye gjykata ia ka konvertuar gjobë me 50 dite burg.

Bashkëshorti i saj Nazmi Bahçja  hedh akuza ndaj policisë.

Tregon se Diana i ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të gjyqit dhe gjobës.

Nga momenti i lindjes për djalin kujdeset babai duke treguar se e kanë shumë të vështirë qoftë për ushqyerjen, por edhe për përkujdesjen ndaj foshnjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re