Media greke ka sjellë detaje të reja në lidhje me vrasjen e katërfishtë në familjen shqiptare, teksa personi i shpallur në kërkim për krimin mizor, u arrestua gjatë orëve të mesnatës në Patras.

Pronari i shtëpisë ku jetonte me qira çifti me fëmijë të vegjël, pranoi se vrasjen e katërfishtë e kishte kryer vetë. Fillimisht pasi ishte arrestuar, autori kishte refuzuar të pranonte krimin, por pas disa orësh në hetim e duke u pyetur, ai ka pranuar krimin.

Siç raporton Patrisnews, burri me inicialet D.V, 60 vjeçar, ka thënë se “ata nuk më paguanin qiranë”. Po sipas kësaj medie, policia e nisi operacionin pasi pikasi lëvizje në shtëpinë e tij në Andravida.  Arrestimi i të dyshuarit kryesor u bë teksa ai po largohej në Patras.

Dëshmia e shokut të 12 vjeçarit, i cili zbuloi i pari krimin mizor

Siç raporton Protothema, media në Greqi ka mundur të zbardhë dëshminë e shokut të 12 vjeçarit, i cili gjeti i pari viktimat. 12 vjeçari ishte djali i një martese të mëparshme të të ndjerës (Maria)

“Kishim shkuar për një xhiro pasdite dhe në për një moment u kthyem bashkë në shtëpinë e shokut, pasi ai donte të merrte diçka. Ai trokiti në derë, por askush nuk u përgjigj. Më tha mua ta pres, pasi do të hynte nga dritarja. Papritur, ai më thërret “Shpejt futu brenda, ka diçka që nuk shkon”. Hyra nga dritarja dhe nisëm të shohim. Pamë vëllain e tij që ishte në djep e menduam se po flinte.  Por nuk pamë njeri tjetër në shtëpi. Unë dola jashtë. Më tutje shoku im doli nga shtëpia dhe në duar mbante vëllain, që kishte shenja të kuqe në qafë dhe gjak në gojën e tij”-tregoi miku i 12 vjeçarit.

Babai biologjik i 12 vjeçarit ndërkohë, i cili fillimisht u dyshua si autor, u nis për në Andravida për të marrë të birin që ai të jetojë në Athinë së bashku me të.

Çfarë tha ekspertiza mjekoligjore

Siç raporton Protothema, ekspertiza mjeko-ligjore tashmë është kryer në të gjithë trupat e të ndjerëve. Kreu i shërbimit mjekoligjor në Patras, i tha një agjencie lajmesh se “trupat e dy prindërve kanë patur plagë në kokë që kanë ardhur nga një armë”

Meanëhile, the forensic examination of the bodies of the four members of the family from Andravida, ëho ëere murdered in their home last Ëednesday, ëas completed on Friday afternoon in Patras.

Për dy fëmijët, respektivisht 3 vjeçarja (vajzë) e djali (1 vjeç e gjysëm), drejtuesja e shërbimit mjekoligjor tha se “shkak i vdekjes së tyre ka qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re