Arrest me burg do kërkojë prokuroria e Kavajës për tre efektivët e arrestuar lidhur me vetvrasjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta dy ditë më parë.

Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve me veprimet apo mosveprimet e tyre kane shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për parandalimin e ngjarjes.

Policët që nesër do të njihen me akuzat janë:

1.Nënkomisar Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;

2.Inspektor Bexhet Berberi, 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;

3.Inspektor Rushit Kola, 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ilvi Meta dyshohet se u vetëvra brenda komisariatit të Kavajës, ndërkohë që familja ka hedhur akuza për dhunë të ushtruar nga punonjësit e policisë, gjë e cila është hedhur poshtë nga ekspertiza.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re