Skip to content

“Nuk përbën rrezikshmëri shoqërore”, Apeli nxjerr nga izolimi në shtëpi ish-drejtorin e 313-tës

Pas mbylljes së hetimeve nga SPAK dhe dërgimit të dosjes në gjykatë, ish-drejtori i paraburgimit 313, Eduart Struga, i akuzuar për korrupsion, ka kërkuar ndryshim të masë së sigurisë në gjykatën e posaçme të Apelit.

Ish-drejtori i Burgut  ishte lënë në “arrest shtëpie”, por Apeli ka vendosur për të masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin e këtij shtetasi gjykata ka argumentuar se ai nuk përben rrezikshmeri shoqërore.

Struga se bashku me përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj, akuzohen se i kanë kërkuar dhe marrë personit me inicialet I. Paço një shumë prej rreth 457 mijë lekësh, që ky person të lejohej të hapte një kafene në ambientet e brendshme te paraburgimit.

Po ashtu në njoftimin e SPAK thuhet se Eduart Struga ka marrë para edhe nga Ervin Kurtulla, që ky i fundit të vazhdonte të kishte me qira ambiente tregtare brenda burgut.

/faxweb