Situata në qytetin e Shkodrës është tensionuar dhe të rinjtë i kanë vënë flakën disa objekteve dhe koshave të plehrave në rrugë. Më parë, ata thyen xhamat në godinën e selisë së PS në Shkodër dhe tashmë janë pozicionuar pranë pedonales, ku duket se të rinjtë nuk përmbahen teksa kërkojnë drejtësi për ekzekutimin e Klodian Rashës.

Mes pjesëmarrësve ka edhe fëmijë, ndërsa organizatorët po përpiqen të qetësojnë situatën pasi ishte bërë thirrje për protestë marshim.

Marshimi nisi që nga sheshi “Luigj Gurakuqi” ndërsa pritej të përfundonte pikërisht në selinë e PS, por të rinjtë u kthyen sërish në pedonale ku filluan të digjinin e të shkatërronin tabelat e reklamave.

Në protestë, nuk ka prani të efektivëve të policisë ndërsa protestuesit pritet të shpërndahen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re